Pas "nxehjes" në stadium, tifozët e Tiranës dhe Beshiktashit u përleshën edhe në rrugët e lokalet kryeqytetit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 13:07 | Futboll
Pas "nxehjes" në stadium, tifozët e Tiranës dhe

Sfida ndërmjet Tiranës dhe Beşiktaş nisi mes incidenteve të rënda. Ndërsa skuadrat ishin në fushën e lojës, në pritje të vërshëllimës së arbitrit anglez, Attwell, situata përshkallëzoi.

Fishekzjarrët e hedhur nga tifozët turq drejt portierit Selmani, u shoqëruan me përplasje verbale dhe më pas me hedhjen e sendeve të forta nga tribunat.

Mes tensionit të krijuar, një pjesë e tifozëve ultras të bardhebluve zbritën në fushë, duke provuar t’i afroheshin tribunës së tifozëve të Beşiktaş.

Dhuna në tribuna bëri që ndeshja në Arenën Kombëtare të niste me 14 minuta vonesë.

Edhe pse ndeshja vazhdoi normalisht, dhuna mes tifozerive u spostua në rrugët e kryeqytetit. Në orët rreth mesnatës së të enjtes me të premten, tifozeritë janë përplasur në lokale dhe hotele.

Imazhet e dhunës janë mjaft të rënda, ndërsa pritet ende konfirmimi i bilancit për të lënduarit, ku viktima të dhunës ishin kryesisht tifozët turq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos