Goditja 230 mijë euro, hajdutët i “thyejnë” vilën mbrojtësit francez që luan me Marsejën

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 12:35 | Futboll
Goditja 230 mijë euro, hajdutët i “thyejnë”

Shtëpia e ish-yllit të Arsenal, Matteo Guendouzi, i cili prej 2021 luan me Marsejën, është grabitur mbrëmjen e së mërkurës.

Mediat raportojnë se hajdutët kanë hyrë në banesë gjatë kohës kur mbrojtësi francez ishte duke luajtur në fitoren 2-1 të Marsejës ndaj Bayer Leverkusen në “Stade Velodrome”.

Grabitësit kanë hyrë në banesën e 24-vjeçarit duke thyer dritaren e dhomës së gjumit. Zhurma ka alarmuar gruan e tij, Mae, e cila ishte në shtëpi në atë moment dhe thirri policinë.

Por hajdutët ia kanë dalë të largohen duke vjedhur një orë Rolex me vlerë 230.000.

Çifti jeton në Cassis, një vendpushim piktoresk mesdhetar përgjatë bregut nga Marseja. Disa nga shokët e klubit të Guendouzi jetojnë në të njëjtin qytet, përfshirë Sead Kolasinac, të cilit iu plaçkit banesa në Cassis në janar.

Policia lokale ka hapur një hetim dhe është e shqetësuar për faktin se bandat e grabitësve po godasin vilat e futbollistëve. Kjo pasi, edhe shërbimi i inteligjencës kriminale franceze Sirasco zbuloi se 22 futbollistë të ndryshëm ishin shënjestruar nga grabitësit në vitin 2021.

A2 CNN Livestream

A2 Business