Interit i sos durimi me Bajern, zikaltërit gati të paguajnë klauzolën e Sommer

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 11:16 | Futboll
Interit i sos durimi me Bajern, zikaltërit gati të paguajnë

Vonesat nga ana e Bayern Munich për çështjen Sommer kanë nervozuar Interin që është në alarm pasi në prag të sezonit të ri nuk ka ende një portier që mund të ofrojë garanci në katërkëndëshin zikaltër.

Për këtë arsye, ekipi nga Milano ka vendosur të mos presë më gjermanët, por të paguajë direkt klauzolën prej 6 milionë euro që bavarezët kanë vendosur për portierin zviceran.

Duke pasur dritën jeshile të lojtarit për t'u transferuar në Milano, drejtuesit zikaltër duan të përshpejtojnë procedurën për transferimin e Sommer.

Një zgjedhje, kjo e Interit, e bërë për të mos vazhduar pritjen dhe mbi të gjitha për të mos prishur marrëdhëniet me Bayern që javët e fundit ka bërë gjithçka për ta mbajtur portierin në pritje për të gjetur një zëvendësues.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni