Një shqiptar zyrtarisht portier i Ajax, e konfirmon gjiganti holandez

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 17:25 | Futboll
Një shqiptar zyrtarisht portier i Ajax, e konfirmon gjiganti holandez

Diant Ramaj, Portieri me prejardhje nga Kosova, është zyrtarisht transferimi më i ri i Ajaxit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti holandez, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e Ramajt.

21-vjeçari gjerman me rrënjë nga Kosova ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Ajaxi deri më 30 qershor të vitit 2028.

Karriera ndërkombëtare

Që prej vitit 2018, Rama është pjesë e kombëtares gjermane të futbollit, ekipi i të rinjve, përkatësisht U18, U19 dhe U20, me të cilat ka zhvilluar 10 ndeshje.

Kush është Ramaj?

Diant Ramaj ka lindur në Stuttgart, Gjermani, me prindër kosovarë nga Gjakova. Edhe vëllai i tij më i madh, Dijon Ramaj, është gjithashtu një futbollist profesionist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos