Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Conference League, feston Ballkani, vetëm tre ekipe shqiptare në Evropë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 15:30 | Futboll
Conference League, feston Ballkani, vetëm tre ekipe shqiptare në

Nga pesë skuadra shqiptare që zbritën në fushë këtë të enjte, katër i dhanë lamtumirën kupave të Evropës, teksa festoi vetëm Ballkani. Pas Tiranës, edhe Drita, Shkupi e Dukagjini u eliminuan.

Zhgënjimi më i madh ishte ai i Dritës, që luftoi deri në fund përballë Viktoria Plzen, arriti të barazonte rezultatin në 1-1, në minutën e 92-të, por në fund u thye. Penalltia e minutës së 114-t i dha fitoren çekëve, teksa Drita e sheh veten jashtë Conference League.

Dukagjini u thye me rezultatin e thellë 6-1 në Kroaci nga Rijeka, teksa Shkupi humbi minimalisht edhe sfidën e kthimit me Lekvski Sofje, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Ballkani nuk ndalet, duke fituar 4-1 edhe në Irlandën e Veriut përballë Larne, dhe u kualifikua në turin e tretë me rezultatin e përgjithshëm7-1.

Tashmë në garë në Conference League kanë mbetur vetëm tre skuadra shqiptare, të cilat përfaqësojnë të gjitha trojet etnike. Ato kanë njohur edhe kundërshtarët e turit të tretë, të cilët janë emra të kalueshëm.

Partizani do të luajë kundër letonezëve të Valmeira, Ballkani sfidon Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, teksa Struga do të ketë përballë Hesperange nga Luksemburgu. Ndeshjet e para luhen më 10 gusht, teksa takimet e kthimit në datën 17 gusht.

TURI I TRETË KUALIFIKUES

10 gusht Valmiera(Let) - Partizani

Ballkani - Lincoln Red Imps (Gjib)

Struga - Hesperange (Luks)

https://a2news.com/2023/08/03/gati-per-turqit-atmosfere-e-zjarrte-e-fanatiksve-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/08/03/beshiktashi-kafshate-e-forte-tirana-mbyll-aventuren-europiane/
https://a2news.com/2023/08/04/shkelma-e-grushte-pas-ndeshjes-tirana-beshiktash-e-pesojne-14-tifoze-shqiptare-e-turq/
https://a2news.com/2023/08/03/nis-me-sherr-tirana-beshiktash-perplasen-tifozet/

A2 CNN Livestream

A2 Business