Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

“200 euro/ora nëse vishesh seksi", kërkonte punë si dado, i vjen oferta e pazakontë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 16:42 | Lifestyle
“200 euro/ora nëse vishesh seksi", kërkonte punë si

Kërkesa për tu punësuar si dado, e ka përballur një vajzë 24-vjeçare nga Modena në Itali me një ofertë të pazakontë.

Pas një shkëmbimi mesazhesh me punëdhënësin e pretenduar, vajzës iu ofruan 200 euro në orë në rast se pranonte që punën e dados ta bënte duke u veshur me rroba seksi.

Qasja e punëdhënësit ndaj 24-vjeçares nisi me një ofertë pune shumë normale si kujdestare fëmijësh, por dialogu avancoi shpejt te oferta e padëgjuar.

"Fillon nga 10 euro në orë, por nëse jeni e interesuar të fitoni më shumë, ekziston mundësia që të pastroni me veshje seksi dhe të vëzhgoheni gjatë kësaj kohe, Aty do të vendoset çmimi i ri. Varet se si jeni veshur. Ka mundësi të merrni 200 euro për një orë”, thuhej në mesazh.  

Pas kësaj e reja e denoncoi personin që i bëri ofertën në polici, ndërsa historia u bë publike nga babai i vajzës, i cili ka publikuar pamjet e bisedës përmes chat-it në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani