Fati i McGregor dhe Khabib vendoset më 29 janar, rrezikojnë shumë – A2

Fati i McGregor dhe Khabib vendoset më 29 janar, rrezikojnë shumë

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov do të zbulojnë më 29 janar dënimet që do të marrin për shfaqjen e shëmtuar që dhuruan në muajin tetor kur u përfshinë bashkë me skuadrat e tyre në një sherr masiv pas ndeshjes mes tyre në UFC.

Vendimi duhet të ishte dhënë disa ditë më parë, por të dy kanë kërkuar shtyrje të afatit për të pasur më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen. Por komisionieri i sporteve në Nevada u ka lënë afat deri në 29 janar për të dorëzuar dosjet.

Nurmagomedov fitoi ndeshjen kundër McGregor duke e detyruar të dorëzohej, por pas sfidës në oktogon, pjesëtarë të të dy grupeve u përleshën me njëri-tjetrin.

Të dy u gjobitën dhe u pezulluan për një periudhë të pacaktuar nga aktiviteti, por duket se dënimi përfundimtar do të jetë shumë i gjatë për të dy, ndërkohë që rusi nuk ka marrë ende 1 milionë, nga 2 milionë dollarët që i takojnë për fitoren.

Që prej asaj ndeshje, Khabib flitet se mund të zhvillojë një ndeshje boksi me Floyd Mayweather, ndërsa McGregor mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër sfidë kundër Dustin Poirer.

Sherri masiv mes McGregor dhe Khabib

Shkarkoni aplikacionin e A2