E ardhmja e stolit të Kombëtares, Duka konfirmon kandidatët

Pas fitores me Andorrën, tani është koha të mendohet për trajnerin e ri të Kombëtares. Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka konfirmoi kandidatët, ku përveç pistave të huaja konfirmon edhe idenë për të rikthyer një shqiptar në krye të stolit.

Kandidatë janë edhe Besnik Hasi, Arjan Peço, por edhe Ervin Bulku, i cili e drejtoi ekipin në fitoren e parë të kualifikueseve të Euro 2020.

“Nuk mund ta mohoj se kam biseduar me trajnerë shqiptarë dhe të huajë dhe gjatë këtyre ditëve do të konkretizojmë ndonjë gjë më shumë. Edy Reya është një trajner shumë i mirë, sikurse janë edhe disa të tjerë, por nuk kam bërë asnjë bisedë konkrete. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi një lloj kohe për të vendosur dhe nuk kemi pse të nxitohemi për ndeshjet e qershorit. Ajo që i jep me shumë avantazh një kandidati shqiptar është fakti që mund ta njohë më mirë mentalitetin dhe mënyra e komunikimit dhe ambientin. Nuk besoj se ka teknikë të përgatitur, le të themi në nivelin teknik me eksperiencë të futbollit internacional, mjaftueshëm në Shqipëri. Por duke pasur parasysh, kur themi trajner shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë, pse jo.

A2 CNN: Besnik Hasi, Arjan Peço… mund të na jepni ndonjë emër?

“Rrotull këtyre emrave, pasi të tjerë nuk ka. Pse jo edhe Ervin Bulku, pse jo edhe Sul Mema, pse jo edhe ndonjë tjetër. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër, vetëm dy ditë, nga Bulku dhe Mema për mua ka qenë maksimal”, u shpreh Duka

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN