Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Absolut 4”, Çuçi: Çdo shtetas do të votojë, qoftë me dokument identifikimi të skaduar

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 21:58 | Politikë
“Absolut 4”, Çuçi: Çdo shtetas do të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë për “Absolut 4” deklaroi se qeveria nuk do të lejojë që shtetasit të mos votojnë për arsye të skadimit të dokumentit të identifikimit.

“Vetë shtetasi e ka si përgjegjësi që të aplikojë, ne kemi rritur kapacitetet dhe kemi mbajtur hapur zyrat ditën e shtunë. Megjithatë, sërish po shikojmë që ka një numër të madh shtetasish që nuk e kanë rinovuar dokumentin e tyre të identitetit. Ne do ta marrim shumë shpejt vendimin për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumentit të identitetit dhe unë garantoj që të gjithë shtetasit do të kenë një dokument në dorë për të votuar, qoftë edhe të skaduar”, u shpreh ministri.

Në lidhje me teknologjinë në zgjedhje, Çuçi theksoi se përdorimi i saj “do të përmirësojë standardin e zgjedhjeve”.

“Mbi të gjitha do të shërbejë si parandalim drastik i fenomenit të votimit të dyfishtë”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Sa i përket pozicionimit të tij si i treti në listën e kandidatëve në Qarkun Gjirokastër, Çuçi shpjegoi: “Fakti që u rendita i treti ka të bëjë me përgjegjësinë që kam unë si drejtues politik i qarkut. Në Partinë Socialiste vendosëm një standard që drejtuesit e qarqeve të jenë në krye të frontit, që në një sistem të tillë proporcional-rajonal, do të thotë që drejtuesit të vendosen në objektivin bazë që ka PS për zgjedhjet. Unë u vendosa i treti sepse Gjirokastra e ka 1000%, jo 100%, të sigurtë mandatin e dytë. Ajo që mund ta bëjë punën time të dukshme do të ishte që unë të luftoja për mandatin e tretë. Objektivi bazë ishte i garantuar në Gjirokastër, duke u vendosur i treti, unë e bëj të vlefshëm standardin që kemi krijuar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë