Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dalja me dy lista e opozitës, Mediu: Për të arritur maksimumin e mandateve

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 22:57 | Politikë
Dalja me dy lista  e opozitës, Mediu: Për të arritur maksimumin e

Dalja me dy lista  e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit është mënyra më e mirë për të arritur maksimumin e mandateve. Kështu u përgjigj Fatmir Mediu në studion e “Absolut 4’, nëse do të dilnin me një listë do të binte pesha elektorale e PD-së dhe kjo do të çonte në dëm të rezultatit zgjedhor.

“Një mandat brenda apo jashtë koalicionit ka të njëjtën vlerë votash interesi i PR do të ishte më mirë të dilte më vete. Çështja është që në ato vende ku nuk merret mandati kjo është në favor të Ramës dhe për PR ishte e palogjikshme. Ndërtimi i koalicionit me dy grupime është më e mira për efekt politik se spektri i kësaj opozite është edhe i majtë jo vetëm i djathtë. Nëse do i kishim në një listë unike do binte pesha e PD. Do ishte më e komplikuar dhe rënia e peshës elektorale do ishtr në dëm të rezultatit. Mendoj që kjo është mënyra më e mirë për të arritur maksimumin e mandateve”.

Sipas Mediut me këtë sistem elektoral ka mundësi që në zona të vogla mund të krijohet bashkëpunim.

“Me këtë sistem elektoral ka mundësi që në zona të vogla mund të krijohet bashkëpunim.  Dhe unë shpresoj që do të ishte shumë racionale për të parë se ku peshon vota që të adresosh votuesit atje ku merret mandati.  Gjirokastra duket e vendosur 2-2, Kukësi është 2-1, Dibra e Lezha janë të koklavitura, nëse ka mekanizëm të mirë opozita do të marrë 5 mandate akoma ka kohë për ta ndërtuar në proces”.

Për Mediun fokusimi te rinia i LSI-së ka pasur efekt pozitiv.

“Unë mendoj që çdo kandidat i LSI ka sjellë një produkt plus, sidomos fokusimi te rinia ka pasur efekt pozitiv dhe nuk ka qenë thjesht emri LSI, dhe mënyra si është ndërtuar në vite ka qenë e vlefshme për LSI dhe kjo ka qenë e vlefshme në rezultatin elektoral”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë