Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mediu: Rama më ngjall neveri sa herë që flet si rrugaç, është kulmi i së keqes

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 22:26 | Politikë
Mediu: Rama më ngjall neveri sa herë që flet si rrugaç,

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e “Absolut 4”, u shpreh se kryeministri Edi Rama është “kulmi i së keqes që mund të ketë një vend”.

“Rama më ngjall neveri sa herë që flet si rrugaç. Të kesh një kryeministër rrugaç është turp për një vend, kulmi i së keqes që mund të ketë një vend. Sali Berishën nuk e krahasoj kurrë në botë me Edi Ramën. Berisha ka qenë njeriu që ka drejtuar revolucionin demokratik në Shqipëri, liberalizoi vizat e shumë të tjera. Ndërsa ky batakçi shet Shqipërinë, Kosovën dhe socialistët”, deklaroi Mediu.

Kur u pyet për listën e paraqitur nga opozita, Mediu tha: “Është ndërtuar një listë që është përpjekur të ruajë vlerën e koalicionit dhe boshtin e Partisë Demokratike. Avantazhi i parë është që ka koalicion të gjerë, që Edi Rama nuk e ka. Kjo është një vlerë e shtuar, por që duhet të funksionojë. Çdo votë e partive aleate duhet të kthehet në votë efektive për të gjithë koalicionin. Suksesi i opozitës do të qëndrojë në bashkëpunimin në çdo qendër votimi”.

Sipas Mediut, mund dhe duhet të kishte pasur më shumë risi: “Do të doja të kisha parë më shumë risi dhe janë të gjitha mundësitë për të pasur risi. Unë kam bindjen se ka kualitete të jashtëzakonshme, që do të bëheshin pjesë po të ndërtonim një raport më të zhdërvjellët. Ana tjetër është funksionimi i koalicionit. Të gjithë kandidatët për deputet duhet të besojnë që ka shansin për të fituar”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë