Fleta e votimit me numra, Rushaj: Përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat

6 PRILL ABSOLUT 4 P3 frame 5814 1100x620

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, e shikon si përpjekje të fundit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur listat, fletën e votimit me numra dhe jo me emra kandidatësh. I ftuar në Absolut 4 ai tha se Rama ka turp ka listat e kandidatëve socialistë dhe po përdor këtë truk të fundit për të fshehur emrat e tyre.

“Zgjedhja me fletën e votimit ishte përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat. Ai ka turp nga emrat që ka në listë dhe po mundohet të bëjë një truk të fundit magjik. Lista e PS është vetëm një. Është Rama dhe kaq, të tjerët janë numra. Ne kemi insistuar që të jemi me emra ndërkohë që është fryma që u tha dhe hapja e listave nuk mund të ndodhë pa emra. Rama i mbylli se në fund ai i komandon”.

Për Rushajn e rëndësishme është që Partia Demokratike të maksimizojë çdo votë.

“Mesazhi ka qenë i qartë. Secili ka emrin e vet dhe zgjedhësit janë të lirë. Secili këtë emër e ka të bazuar në personalitetin dhe figurën publike. Ne kërkojmë vota për PD, është e rëndësishme të maksimizojmë çdo votë”.

Sa u takon projeksioneve për mandatet e pritshme, Rushaj theksoi se ka një frymë të jashtëzakonshme për ndëshkimin e Ramës.

“Kemi, por nuk do të doja të bëja spekulim. Ka një frymë të jashtëzakonshme që duan të ndëshkojnë Ramën dhe forcën e tij. Struktura jonë ka qenë e përgatitur për këtë gjë. Vullnetarët na janë shtuar dhe forcat në terren”