Xhafaj: Tërmeti dhe pandemia u menaxhuan në mënyrën më të mirë të mundshme

xhafaj 1100x620

Fatmir Xhafaj, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se “tërmeti dhe pandemia ishin sprovë e rëndësishme për mazhorancën”, të cilat, sipas tij, u menaxhuan “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Përgjegjësia e vetme e mazhorancës është reagimi dhe menaxhimi. Besoj që qytetarët janë të ndërgjegjësuar që këto sprova janë menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është e lehtë që brenda një mandati të përballohen sprova të tilla. Këto dy fatkeqësi të mëdha kanë marrë energjitë kryesore të qeverisjes gjatë këtij mandati, por kjo nuk do të thotë se mazhoranca ka lënë pas dore angazhimet e saj. Kanë vijuar reforma të rëndësishme në energji, infrastrukturë dhe drejtësi”, deklaroi Xhafaj.