Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nard Ndoka: Tom Doshi nuk merr vota nga elektorati në Shkodër, por i blen ato

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 22:24 | Politikë
Nard Ndoka: Tom Doshi nuk merr vota nga elektorati në Shkodër, por i

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka denoncuar në studion e “Absolut 4” presionin dhe blerjen e votës për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Shkodrës. Ai ka shigjetuar kreun e PSD-së Tom Doshi se në Shkodër nuk merr vota nga elektorati, por i blen ato për t’i dhënë mundësi Ramës për të vijuar më tej. Sipas tij ka prishur balancat politike dhe bën thirrje për ndarjen nga kjo politikë denigruese.

“Ai realisht e blen një mandat në Shkodër, kjo dihet botërisht, ai është në luftë edhe me ndërkombëtarët, ka prishur balancat politike. Nuk ka mbështetje të qytetarëve dhe elektoratit të asaj partie. Ai e ka përdorur politikën për biznes dhe ka pasur marrëdhënie direkte me kryeministrin Rama për shumë afera dhe po i përdor ato lekë që ka përfituar për të blerë vota dhe për t’i dhënë mundësi Ramës për të vijuar më tej. Është momenti të ndahemi nga kjo politikë denigruese, dhe një prej tyre është Tom Doshi dhe kjo shfaqje e shëmtuar. Është e turpshme që me 30 vite demokraci tentohet të blihet vota, është e turpshme për këta që e blejnë, jo ata që e shesin, se ata e shesin nga varfëria e skajshme, problemi ajnë këta duke filluar nga Rama që e blejnë në mënyrë të paskrupullt dhe publike”.

Ndoka tha se në Shkodër nuk ka një garë reale me programe, ide apo alternativa, por ka një situatë të trazuar dhe tendenca për blerje vota. Por pavarësisht kësaj, Ndoka pohon se fryma e fitores së opozitës në Shkodër do të  jetë shumë e madhe.

“Për fat të keq këtu nuk ka një garë reale programe idesh dhe alternativash, ka një situatë të tensionuar, ka tendenca nga disa eksponentë për blerje votash, ka presione të ndryshme  që e trazojnë situatën dhe klimën e fushatës zgjedhore duke ushtruar trysni dhe presion. Por kjo fazë është tejkaluar jemi në situatë krejt tjetër, java e fundit vendos disa balanca qytetarët e kuptojnë realitetin elektorati gri vëzhgon situatën dhe kjo ka bërë që të jetë çoroditje nga an e partive të majta dhe përfaqësuesit e tyre në këtë garë dhe ka rritur frymën. Fryma e fitores në Shkodër do jetë promotor për fitoren e opozitën në të gjithë vendin. Janë tejkaluar pengesat, Shkodra ndër qarqet e prekura nga blerja e votës, nga grupet kriminale. Blerja e votës është evidente ka patur raste që janë denoncuar, do ketë ndikim të vogël, janë këto personazhe që vazhdojnë të deformojnë garën këtë politikë prodhoi kjo mazhorancë dhe besoj që këto vota dhe e Shkodrës, vota e djathtë do të dalë sipër këtyre mekanizmave. Fryma është shumë e madhe. Shumë qytetarë janë joshur për ta shitur votën, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë”.

Ndoka u shpreh i bindur se do të jetë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, por i pyetur nëse do të jetë në kabinetin e Bashës, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet, ai tha se do të jetë një zë oponent.

“Jam përpjekur të sakrifikoj për ndryshimin dhe pjesa e dorëzimit të mandatit ishte i rëndësishëm dhe i rëndësishmi i opozitës. Mund të ketë pasur një problem por sot jam i qartë që fitorja e opozitës të jetë sa më e madhe dhe mbështetëse dhe Basha të ketë një opozitë. Basha ka nevojë për figura të reja e mendje që do fitojnë besimin e qytetarëve dhe politika do të jetë e ndryshme dhe do të krijojë një besim te qytetarët që politika po ndryshon. Unë e shoh Bashën krejt ndryshe si kryeministër do të jem një zë oponent”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani