Shpopullimi i fshatrave, mbështetja direkte e bujqve mund të frenojë largimet masive nga vendi

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 17:33

Shpopullimi i fshatrave, mbështetja direkte e bujqve mund të frenojë largimet masive nga vendi

Përditësuar më: 9/6/2022, ora 17:33

Në mënyrë që të ndalë shpopullimin e fshatrave dhe forcojë ekonominë, Shqipëria duhet të mbështesë urgjentisht bujqit me financime të drejtpërdrejta. Është kjo “kambana e alarmit” që Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara lëshon në një analizë të publikuar së fundmi mbi politikat e zhvillimit bujqësor në zonat rurale.

Ekspertët tregojnë edhe mënyrën për të mbështetur qytetarët shqiptarë që jetojnë në zonat rurale. Vlerësimi i FAO-s dikton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike të bujqit, teksa ka një strukturë të përkeqësuar të përdorimit të tyre, pasi paratë nuk shkojnë aty ku duhet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin vlerëson se me këtë nivel financimesh Shqipëria nuk ofron mbështetje të mjaftueshme për fermerët shqiptarë që të përballen me konkurrencën e tregut.