Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lëkundjet rikthejnë frikën te qytetarët, sizmologët japin detaje për tërmetin e natës së 15 janarit

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 15:06 | Aktualitet
Lëkundjet rikthejnë frikën te qytetarët, sizmologët

Fshati Xibër i Klosit është epiqendra e tërmetit. Goditja e parë dhe më e fortë ishte magnitudë 4.7 i shkallës Rihter. Sipas sizmologëve, tërmeti zgjati 40 sekonda duke është ndjerë shumë në Tiranë për shkak të afërsisë me zonën, në Durrës dhe në Elbasan. Sizmologët thonë se zona do të jetë aktive për disa kohë deri në çlirimin e plotë të energjisë.

Aktiviteti sizmik në këtë zonë ka filluar që në datën 12 janar, kulmoi mbrëmjen e së dielës dhe ende vijojnë pasgoditjet, me mbi 70 të tilla.

Sizmologët thonë se zona do të jetë aktive për disa kohë deri në çlirimin e plotë të energjisë. Këtë periudhë i gjithë rajoni është përfshirë nga një valë tërmetesh dhe sipas sizmologëve tashmë kemi hyrë në dhjetëvjeçarin me aktivitet të shtuar sizmik. Për fat të mirë, tërmeti nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz dhe as dëme të mëdha në banesa.

https://a2news.com/2023/01/16/termeti-me-maginitute-47-shkundi-verilindjen-lekundjet-e-tokes-nisen-disa-dite-me-pare/
https://a2news.com/2023/01/16/pas-termetit-e-kaluam-naten-jashte-brenda-shtepise-se-pabanueshme-te-familjes-ne-xiber/

A2 CNN Livestream

Dita jonë