
Manastiri i “Shën Marenës” në Mokrën e Sipërme është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së të martës. Ai është një vend i shenjtë në atë zonë dhe vizitohet nga shumë persona.
Ambientet e qëndrimit përreth kishës janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një bombol e vogël. Roja e kishës ka marrë djegie të lehta në tentativë për të shuar flakët, i ndihmuar edhe nga banorët e zonës. (A2 Televizion)