Francesco Bagnaia ka marrë dritën jeshile nga mjekët për të garuar në Çmimin e Madh të Italisë, disa ditë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi në Katalunjë, ku rrezikoi seriozisht jetën.
“Jam i lumtur që jam këtu. Isha me fat. Kam një hematomë të madhe në gjurin e djathtë, e lëviz me vështirësi këmbën”, tha kampioni në fuqi i MotoGP.
Piloti italian i Ducati kujtoi edhe momentin e rrëzimit të tij në mes të pistës, si dhe kur motori i Binder i kaloi sipër këmbës: “Më është dukur rrëzimi më i gjatë në jetë. Kur Binder më kaloi sipër këmbës me motor, shpresoja vetëm që mos të më godiste dikush tjetër”. (A2 Televizion)