Një sukses i jashtëzakonshëm i kombëtares kosovare në kampionatin ballkanik. Tetë medalje të arta individuale dhe një ekipore dhe shumë të argjendta e të bronzta.
Ishin këto arritjet e skuadrës dardane në Kampionatin Ballkanik të xhudos, që u zhvillua më 2 dhe 3 shtator në Pejë.
Emra të njohur të xhudos si Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova apo Loriana Kuka vijojnë të regjistrojnë rezultate pozitive në tapet, por risia këtë edicion ishte triumfi i shumë xhudistëve të rinj në kombëtaren kosovare.
Për xhudisten Nora Gjakova, kompeticione të tilla të rrisin ambiciet për në arenën europiane.
Tani vëmendja e dardanëve do të jetë në Kampionatin Evropian të Xhudos, që do të zhvillohet në muajin dhjetor në Kosovë. (A2 Televizion)