Red Bull i prish festën e shtëpisë Ferrarit. Verstappen, rekord fitoresh radhazi

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 15:03 | Sporte të tjera
Red Bull i prish festën e shtëpisë Ferrarit. Verstappen, rekord

Tifozët e Ferrarit po ëndërronin fitoren e parë sezonale, pasi Carlos Sainz u nis nga vendi i parë në pistën italiane të Monzës, por Red Bull tregoi dhe një herë tjetër se nuk ka rivalë në këtë sezon.

Max Verstappen qëndroi vetëm 12 xhiro pas spanjollit të Ferrarit dhe në momentin që e parakaloi, nuk pati më garë. Sainz dhe Leclerc nuk përballuan dot as sulmin e Red Bullit tjetër, të drejtuar nga Sergio Perez, duke u kënaqur kështu me vendin e tretë dhe të katërt.

Me këtë fitore, Max Verstappen bëhet piloti i parë që arrin 10 fitore radhazi në Formula 1. Ndërkohë, Red Bulli bëhet ekipi i parë në histori që arrin 15 fitore radhazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos