Boksieri shqiptar Florian Marku ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj irlandezit, Dylan Moran.
Dueli i zhvilluar në AO Arena të Manchesterit u mbyll brenda disa sekondave me shqiptarin që e rrëzoi rivalin e tij brenda pak sekondash.
Grushtet e njëpasnjëshme të Markut e detyruan gjyqtarin që ta ndërpriste menjëherë ndeshjen. (A2 Televizion)