Fitore spektakolare për Italinë në Kupën e Botës në basketboll.
Të kaltrit mundën Serbinë me rezultatin e ngushtë 78-76. Një sfidë e luftuar dhe me ritëm të lartë. Serbët ishin në avantazh deri në periodën e tretë, por italianët nuk u dorëzuan dhe përmbysën rezultatin në fund.
Më i miri i parketit, Simone Fontecchio, që realizoi 30 pikë. Një sukses i rëndësishëm për axurrët që mbeten plotësisht në garë për kualifikim në çerekfinale.
Nga ana tjetër, serbët ndalen pas 3 fitoreve radhazi, megjithatë mbeten një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. (A2 Televizion)