Superylli argjentinas, me transferimin e tij në Inter Miami, ndryshoi statusin e MLS-së së skuadrës së David Beckham dhe siç pranoi kryebashkiaku i Fort Lauderdale, Dean Trandalis, në zonën ku jeton Messi, është rritur vlera e pasurive të paluajtshme!
Në çdo paraqitje të tij me Inter Miamin mbushen të gjitha stolat në stadium dhe biletat arrijnë në 14 mijë dollarë vetëm për një ndeshje. Fanelat me emrin e Lionel Messit po shiten...çmendurisht në SHBA, por edhe në Azi si edhe kanë nxjerrë artikuj të ndryshëm me emrin e tij që po bëjnë bujë.
Ylli argjentinas ishte gjithashtu një burim frymëzimi për një arkitekt me origjinë nga Meksika. Çfarë e frymëzoi atë? Ai projektoi shtëpinë e re që do të donte t'i propozonte Messit për qëndrimin e tij!
Është një rezidencë luksoze në ishull në brigjet e Majamit që kushton më shumë se 50 milionë dollarë. "Kjo rezidencë madhështore përbëhet nga tre nivele dhe ndodhet në një ishull ekskluziv në formë anijeje, duke ofruar privatësi dhe një vendndodhje të privilegjuar," tha arkitekti Jorge Luis Veliz.
Koncepti është quajtur "MESSI Mansion IN MIAMI" dhe shtëpia nga lart ka një M të madhe në mes për shkak të Lionel Messit. Shtëpia ka tre platforma helikopterësh, një garazh për 20 makina. Dhomë argëtimi dhe kinema në shtëpi.
A do e pranojë Messi? (A2 Televizion)