Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në fund të Xhiros së Spanjës teksa çiklisti belg Remco Evenepoel u përplas me një fanse pasi fitoi garën.
23-vjeçari nisi festën pa menduar se një grup fansash i kishin bllokuar rrugën. Përplasja ishte e fortë dhe ai përfundoi i gjakosur pasi pësoi një çarje të thellë në vetull. Megjithatë, dëmtimi nuk ishte serioz dhe ai u ngrit dhe u përqafua me pjesëtarët e ekipit të tij.
“Dua t’iu njoftoi të gjithëve se jam mirë. Shpresoj që edhe gruaja e përfshirë nga aksident të jetë në gjendje të mirë. Pas gjithë kësaj, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Mendoj se ishte një fitore e vështirë, por e bukur”, tha çiklisti belg. (A2 Televizion)