Mikael Ymer, tenisti më i mirë suedez aktualisht dhe i vetmi në “Top 100” nga ky shtet (i renditur në vendin e 80-të në renditjen ATP këtë javë), njoftoi papritur tërheqjen nga sporti.
24-vjeçari, i cili aktualisht është i pezulluar 18 muaj nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) për anashkalimin e tre kontrolleve të befasishme dopingu, përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga tenisi profesionist.
Mikael Ymer, i cili arriti në top 50 të botës këtë sezon, u skualifikua nga turneu i Lionit për shkatërrimin e karriges së arbitrit me raketën e tij. (A2 Televizion)