Luiza Gega kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës 2023 që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Pjesëmarrja e kampiones shqiptare ishte në dyshim deri në fund, pasi ishte e dëmtuar në këmbë. Prej afro dy javësh ka zhvilluar fizioterapi intensive për t’u bërë gati për garën 3,000m me pengesa
9 minuta e 17 sekonda, e mbylli e treta baterinë e saj gjysmëfinale, kohë që i garantoi kualifikimin në finale. (A2 Televizion)