Kategoria Superiore, Conference League shtyn ndeshjen Partizani-Teuta

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 15:08 | Sporte të tjera
Kategoria Superiore, Conference League shtyn ndeshjen Partizani-Teuta

Ende pa nisur mirë sezoni, kalendari i javës së parë të Kategorisë Superiore ndryshon për herë të dytë. Pas shtyrjes së startit të kampionatit nga data 19 në 26 gusht, tashmë Federata e Futbollit vendosi të shtyjë pa afat ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Teutës.

Në vendimin e FSHF theksohet se kjo bëhet për shkak të angazhimit të të kuqve në fazën play-off të Conference League. Demat zbresin në fushë më 24 gusht, me ndeshjen e parë në fushën e Astanës.

Për shkak të këtij angazhimi dhe udhëtimit të gjatë për trasfertën në Kazakistan, klubi i Partizanit bëri kërkesë që ndeshja e parë e kampionatit me Teutën të shtyhej, në mënyrë që futbollistët të kenë kohën emjaftueshme për t’u rikuperuar.

Kërkesa e kryeqytetasve është mirëkuptuar nga rivalët durrsakë dhe federata vendosi që ajo përballje të luhet në një tjetër datë, e cila mbetet ende për t’u përcaktuar. Nga shtyrja Partizani fiton më tepër ditëpër të përgatitur edhe ndeshjen e kthimit ndaj Astanës, që do të luhet më 31gusht në Elbasan Arena.

Shpresat janë që të kuqtë do të sigurojnë kualifikimin e parë në histori në fazën e grupeve të Conference League. Kategoria Superiore nis të shtunën e 26 gushtit me ndeshjet Egnatia-Skënderbeu dhe Vllaznia-Kukësi. Ndërkohë, të dielën më 27 gusht luhen Laçi-Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

  • KATEGORIA SUPERIORE
  • Java I
  • e shtyrë Partizani- Teuta
  • 26 gusht        
    20:00    Vllaznia- Kukësi
    17:00   Egnatia- Skënderbeu
  • 27 gusht       
    17:00   Laçi- Erzeni
    20:00   Dinamo- Tirana

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni