Luis Rubiales, presidenti i federatës spanjolle të futbollit, i habiti të gjithë duke refuzuar të japë dorëheqjen për skandalin që ka shpërthyer pas puthjes së futbollistes, Jenni Hermoso.
“Po tentojnë të më shkatërrojnë mua, siç kanë tentuar në pesë vitet e fundit. Mendoni se duhet të jap dorëheqjen? Sepse do të them diçka: Nuk do të jap dorëheqjen! A është mjaft serioze që unë të largohem, pasi kam kryer menaxhimin më të mirë në historinë e futbollit spanjoll”, tha ai.
Ai kërkoi falje për puthjen, por theksoi se erdhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve, pa qëllime të fshehura pas.
“Shiko, u emocionova shumë dhe humba kontrollin. Më duhet t'i kërkoj falje familjes mbretërore, sepse është një gjest shumë i papërshtatshëm. Kushdo që e shikon videon do të shohë dëshirën në atë puthje është njësoj si me njërën nga vajzat e mia”, përfundoi ai.
Sjelljet e Luis Rubiales nxitën edhe reagimin e autoriteteve, ndërsa opinioni publik kërkon largimin e tij nga detyra, po ai ka refuzuar që të ikë. (A2 Televizion)