Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Koronavirusi i shkatërroi zemrën, humb jetën kampioni i Wrestling

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 12:31 | Sporte të tjera

Ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare si pasojë e një infarkti kampioni i njohur i wrestling Bray Wyatt. I njohur ndryshe me nofkën "The Fiend", Windham Lawrence Rotunda fitoi Kampionatin Botëror të Wrestling në vitin 2007, teksa daljen e fundit në ring e kishte në vitin 2023.

Pjesë e një familje që ishte marrë po ashtu me wrestling, Bray Wyatt prej disa muajsh ishte zhdukur nga skena, pasi koronavirusi i kishte shkaktuar probleme kardiake.

Disa ditë më parë, mediat e WWE shkruanin se 36 vjeçari po përmirësohej, por të enjten ai pësoi një infarkt që i mori jetën.

“I njohur për performancën e tij dhe prezencën e pabesueshme në ring, Whyatt ishte një yll i gjeneratës së tij”, shkruhet në njoftimin e WWE për vdekjen e sportistit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani