Në Pogradec nisi Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë për 20-vjeçarë. Përveç ekipeve shqiptare, pjesëmarrës në edicionin e parë janë skuadra nga Kosova, Turqia, Rumania dhe Moldavia në konkurrimin për meshkuj dhe femra.
Pas shumë viteve, eventet e Beach Volley janë kthyer në traditë në Pogradec, por ky është turneu më i madh në afro dy dekada.
Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë kthehet në qytetin liqenor për herë të parë prej vitit 2005. Pas humbjes së Shqipërisë në ndeshjen e parë me Rumaninë, tashmë pretendente potenciale për titullin mbetet ekipi i Kosovës. (A2 Televizion)