Patinatorja kanadeze, Alexandra Paul ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 31 vjeçare, në një aksident me makinë.
Paul u godit nga një kamion, i cili u përplas me disa makina të parkuara, në një prej të cilave ndodhej dhe patinatorja së bashku me të bijën, e cila fatmirësisht shpëtoi pa plagë të rënda.
Për këtë ngjarje reagoi dhe Federata e Patinazhit Kanadez e cila tha se Alexandra ishte një yll i ndritshëm që la shenja domethënëse në këtë sport.
Gjatë karrierës së saj, Alexandra Paul fitoi disa çmime të rëndësishme. Së bashku me bashkëshortin e saj, Mitchell Islam ajo i solli Kanadasë dhe medalje ndërkombëtare në këtë sport. (A2 Televizion)