
Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen ndaj Poloninsë. Një nga takimet më të rëndësishme dhe vendimtare për kuqezinjtë në kualifikueset e Euro2024, do të luhet më një stadium të tejmbushur që garanton mbështetjen maksimale të kuqezinjtë në një natë të veçantë.
Kombëtarja shqiptare do të luajë me Poloninë në një ndeshje direkte që mund të vendos shumë për fatin e saj dhe në ëndrrën Euro 20024. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm, tregon Federata shqiptare e Futbollit, që me anë të një postimi tregoi se të gjitha biletat për sfidën ndaj Polonisë janë shitur.
Përballja e rëndësishme ndaj kombëtares Polake është parashikuar të luhet në 10 shtator në Air Albania, 3 ditë pas ndeshjes ndaj Republikës Ceke në Pragë. Për kuqezinjtë kjo ndeshje ka vëmendjen maksimale pasi në rast të një suksesi mund të besojnë seriozisht te një kualifikim i mundshëm në Euro 2024.
Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri-Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, janë shitur.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.
Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! Me ju, ne jemi 12”, thuhet në njoftimin e FSHF. (A2 Televizion)