Pas shkarkimit të Hallaçit, Kukësi nuk humb kohë, prezanton trajnerin e ri

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 13:22 | Sporte të tjera
Pas shkarkimit të Hallaçit, Kukësi nuk humb kohë,

Kukësi nuk ka humbur kohë. Pas shkarkimit të Rrahman Hallaçi, ekipi i verilindorëve ka prezantuar trajnerin e ri. Ai është Stavri Nica. Në njoftimin zyrtar të bërë nga klubi në rrjetin social në “Facebook”, bëhet me dije se Nica do të fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër Dinamos.

“Mirësevjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë”, njofton Kukësi.

Nica është një emër i njohur në Superligë, pasi më herët ka drejtuar Laçin, Erzenin, Besëlidhjen, Devollin si edhe Kastriotin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos