Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Shpërthen dhuna para ndeshjes së peshave të rënda në boks

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:45 | Sporte të tjera
Shpërthen dhuna para ndeshjes së peshave të rënda në

Dy boksierë, të cilët do të përballen në ring më 28 tetor në Arabinë Saudite, janë përleshur dhunshëm, gjatë prezantimit të ndeshjes së tyre.

Fabio Wardley-David Adeleye do të luftojnë ndaj njëri-tjetrit në natën e madhe kur në ring do të ngjitet edhe kampioni Tyson Fury kundër Ngannou.

Fabio Wardley ishte duke dhënë një intervistë kur pranë tij u afrua boksieri tjetër David Adeleye, mjaftuan vetëm pak sekonda dhe boksierët u përplasën me njëri-tjetrin. Wardley përfundoi i shtrirë në tokë pasi mori një grusht në fytyrë. Ai pësoi një çarje nga xhamat e syzeve, por fatmirësisht pa pasojë të rënda.

Tashmë, veç ndeshjes kryesore Fury-Ngannou, nata e 28 tetorit premton për një përballje të madhe edhe mes Fabio Wardley dhe David Adeleye.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli