Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Vdes në moshën 70-vjeçare gruaja që ndryshoi përgjithmonë sportin e “bodybuilding”

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 10:52 | Sporte të tjera
Vdes në moshën 70-vjeçare gruaja që ndryshoi

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare Lisa Lyon, një prej femrave të para që është marrë me sportin burrëror të “bodybuilding” dhe fituesja e parë e Kampionatit Botëror të “Bodybuilding”, zhvilluar në vitin 1979.

Media amerikane TMZ konfirmoi lajmin e hidhur përmes një mikeshe të të ndjerës, e cila po ndihmonte familjen në këto ditë të vështira. Lyon vdiq të premten në shtëpinë e saj në San Fernando Valley, ku jetonte në një shtëpi për të moshuarit. Sipas raportimeve, shkaku i vdekjes ishte kanceri në stomak.

Lyon ishte një personazh i famshëm i viteve 1970-80. Në vitin 1979 ajo fitoi turneun e parë kushtuar sportit të “bodybuilding” për femrat, ndërsa një vit më pas pozoi për “Playboy”. Me punën e saj dha një kontribut të madh për të drejtuar vëmendjen e tifozëve dhe sponsorëve nga ky sport, i cili deri në atë kohë ishte ekskluziv për meshkujt.

Më vonë ajo u bë edhe personalitet televiziv dhe revistash të kohës, duke shkruar madje edhe një libër në vitin 1981.

Në vitin 2000 emri i saj u fut në listën e sportistëve më të mëdhenj të Federatës Ndërkombëtare të “Bodybuilding”.

Një prej fotografive më të famshme të saj është ajo ku shfaqet duke mbajtur në krah yllin e “bodybuilding” Arnold Schwarzenegger. “Ajo ishte më e mira, e doja shumë”, tha aktori hollivudian për “TMZ”, kur u pyet për një koment mbi Lyon.

Sipas disa raportimeve, Lyon besohet se ka frymëzuar Frank Miller për të krijuar personazhin e “Marvel”, Elektra.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi