Ndaluan grurin, Ukraina ngre padi ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 14:32 | A2 CNN në Ukrainë
Ndaluan grurin, Ukraina ngre padi ndaj Polonisë, Hungarisë dhe

Ukraina ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për ndalimin e njëanshëm të eksporteve të grurit. Këto ndalime, Ukraina i ka cilësuar “shkelje të detyrimeve të tyre ndërkombëtare”.

“Është thelbësisht e rëndësishme për ne të dëshmojmë se shtetet anëtare nuk mund të ndalojnë importin e mallrave ukrainase. Kjo është arsyeja pse ne ngremë padi kundër tyre në OBT,” tha Julia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës, në një deklaratë .

“Ndërkohë, ne shpresojmë që këto shtete të heqin kufizimet e tyre dhe nuk do të duhet të sqarojmë marrëdhëniet në gjykata për një kohë të gjatë. Ne kemi nevojë për solidaritet dhe mbrojtje të interesave të fermerëve.”

Padia, e paraqitur të hënën në mbrëmje përpara Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), vjen tre ditë pasi Komisioni Evropian arriti një marrëveshje me Kievin dhe hoqi kufizimet e përkohshme që kishte vendosur për drithërat ukrainas.

Ndalimet u miratuan për herë të parë më 2 maj dhe u zbatuan për pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian të vendosura në periferi të Ukrainës: Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria.

Këto vende bënë të ditur se rritja e papritur e sasisë së drithërave pa tarifa dhe me kosto të ulët nga Ukraina po ul çmimet për fermerët vendas duke bërë kështu dëm ekonomik.

Sipas kufizimeve, katër produkte bujqësore ukrainase, gruri, misri, farat e rapit dhe farat e lulediellit, lejohen transit nëpër pesë pikat lindore, por nuk mund të qëndrojnë brenda tregjeve të tyre për konsum të brendshëm ose ruajtje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi