Presidenti amerikan foli për luftën në Ukrainë gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Joe Biden u bëri thirrje liderëve botërorë që të mos lejojnë që të ulet mbështetja për Ukrainën. Siç u shpreh ai, Rusia po kujdeset që vendet të lodhën nga konflikti i zgjatur që më pas të ketë mundësi që ta “brutalizojë Ukrainën pa pasoja.”
“Nëse ne braktisim parimet thelbësore të kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet çdo shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur?”
Ai e ndërtoi këtë pyetje me një tjetër: “Nëse lejojmë që Ukraina të ndahet në copa, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi?”
Ai paralajmëroi se SHBA dhe partnerët e saj do ta mbrojnë demokracinë duke shtuar se “duhet qëndruar përballë këtij agresioni sot për të penguar të tjerë agresorë të mundshëm nesër”.
Vetëm Rusia e ka zënë rrugën e paqes, tha ai, përpara se të përsëriste angazhimin e vendit të tij për të mbështetur Ukrainën dhe për të marrë duartrokitje nga të mbledhurit, përfshirë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. (A2 Televizion)