Lufta e Rusisë në KS të OKB, Lavrov akuzon Perëndimin: Ndërhyrje në çështjet e brendshme, përpjekje për të fshirë gjithçka para 2014

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 17:39 | A2 CNN në Ukrainë
Lufta e Rusisë në KS të OKB, Lavrov akuzon Perëndimin:

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar perëndimin për shkelje të kartës së OKB-së. Në seancën e Këshillit të Sigurimit, ai ka bërë një kronologji të ngjarjeve nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik, deri te mbërritja e luftës së Rusisë në Ukrainë. Në nisje të fjalës së tij Lavrov akuzoi SHBA dhe aleatët se pas luftës së dytë botërore vendosën në mënyrë të njëanshme dhe selektive fatet e njerëzimit.

“Rendi i SHBA u mbështet në rrënojat e luftës së botërore dhe falë Kombeve të Bashkuara u shmang një lufte re botërore që do sillte katastrofa bërthamore, Perëndimi vendosi në mënyrë të njëanshme të vendoste fatet e njerëzimit. U janë kthyer rast pas rasti formave selektive mbështetur në mjetet e tyre gjeopolitke dhe kjo ka sjellë në çeljen e vatrave të nxehta të konfliktit. Veprimet  e SHBA e aleatëve kanë treguar shkelje, qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik. vendet satelite të SHBA kanë ndërhyrë në mënyrë flagrante si edhe në Ukrainë dhe kjo u pranua me krenari nga zv.sekretarja e Shtetit Viktoria Nuland në 2013”.

Sipas tij “u shpenzuan 5 miliardë dollarë për të kultivuar politikanë ukrainas në Kiev nga Perëndimi në përpjekje për të fshirë gjithçka kishte ndodhur para 2014”.

“Tema e sotme është mëse e përshtatshme për ne të ndërtojmë kronologjinë e ngjarjeve sidomos sipas parime të kartës së OKB. Ka pasur përpjekje për kandidatë proamerikanë duke detyruar Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës të miratonte diçka që nuk ishte në kushtetutë, një  raund i tretë zgjedhjesh”.

Kjo për Lavrov ishte ndërhyrje në çështjet e brendshme nga perëndimorët të cilët sipas tij inkurajuan akte dhune e protesta kundër qeverisë.

“Ndërhyrje e hapur në çështjet e brendshme, perëndimorët inkurajuan pjesëmarrjen në akte dhune e protesta kundër qeverisë. Nuland diskutoi për përbërjen e qeverisë së ardhshme në Kiev të bërë nga puçistët dhe të gjithëve na kujtohen dy fjalët e tmerrshme të saj. Parimi i mos ndërhyrjes në çështjet e brendshme u shkel në mënyrë të përsëritur”.

Ai thekson se pas grushtit të shtetit puçistët deklaruan se përparësia e tyre kryesore ishte të mohonin rusisht folësit, por sipas tij Ukraina ka mbyllur sytë përpara këtyre gjërave.

Pas grushtit të shtetit, puçistë deklaruan se përparësia e tyre kryesore ishte të mohonin rusisht folësit dhe ata që nuk pranuan u emërtuan terroristë dhe operacione nisën kundër tyre. Në Krime e Donbas u zhvilluan referendume në përputhje me parimin e barazisë të cilat sanksionohen në paragrafin e OKB. Ukraina ka mbyllur sytë ndaj këtyre gjërave në përpjekje për t’i stiluar këto dhe për t’i paraqitur si shkelje të tërësisë territoriale. Këtu duhet të ketë veprim në përputhje me barazinë e njerëzve dhe të ketë qeveri që përfaqëson popullin brenda vendit”.

Lavrov thotë se nazistët ukrainas morën pushtetin në Kiev, duke miratuar ligje kundër Rusisë dhe nuk përfaqësonin popullin në Krime e Donbas.

“Fakti që nazistët ukrainas morën pushtetin në Kiev nuk përfaqësonin popullsinë në Krime e Donbas dhe janë shkelje e vendimit të vetëvendosjes dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme. Miratuan ligje naziste kundër Rusisë, në kulturë media, ndalës a kishës ruse sekuestrim i pronave të saj, duke shkelur kartën e të drejtave bazë pa dallim gjuhe e gjinie. Këto veprime shkonin ndesh me kushtetutën e Ukrainës. Ka pasur kërcënime për asgjësim fizik e ligjor. Perëndimi jo vetëm nuk e ka ndaluar po ka inkurajuar politikat antiruse”.  

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi