Masakra në tregun “Kostiantynivka”, provat e reja heqin përgjegjësinë nga Rusia

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 10:44 | A2 CNN në Ukrainë
Masakra në tregun “Kostiantynivka”, provat e reja heqin

Dy javë pas masakrës së tregut Kostiantynivka në Ukrainë, ku një raketë vrau të paktën 17 njerëz dhe plagosi 30 të tjerë, një hetim i “New York Times” drejton gishtin e përgjegjësisë nga Kievi.

Ndërsa pas sulmit, presidenti Volodymyr Zelensky nuk ngurroi të akuzonte Kremilinin për këtë akt çnjerëzor, disa detaje ngritën dyshimet se në realitet raketa që ra në zonë nuk ishte ruse, por ukrainase.

Dhe tani një hetim nga New York Times duket se konfirmon këtë hipotezë, duke ngritur dyshime serioze për përgjegjësinë ruse.

Sipas gazetës në fakt, masakra e Kostiantynivka ishte rezultat i një gabimi tragjik nga ana e forcave të armatosura të Ukrainës .

“Para së gjithash”, thekson “New York Times”, “raketa erdhi nga veriperëndimi, pra nga një zonë e kontrolluar jo nga rusët, por nga ukrainasit dhe është vërtetuar se raketat kundërajrore janë lëshuar në atë zonë”.

Së dyti, shtrirja dhe përhapja e dëmit të shkaktuar nga raketa nuk duket të jetë në përputhje me sistemet e armëve të përdorura nga rusët.

Dhe për të mbështetur tezën, gazeta raporton se si fillimisht autoritetet ukrainase u përpoqën të pengonin gazetarët e saj të hynin në zonën e masakrës. Por në fund të dërguarit arritën të kishin akses dhe të mblidhnin fragmentet e raketës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi