Sulm dhe kundërsulm, vijojnë luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 11:07 | A2 CNN në Ukrainë
Sulm dhe kundërsulm, vijojnë luftimet mes Ukrainës dhe

Vijojnë luftimet mes Ukrainës dhe Rusisë. Sipas raportit më të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer disa sulme ajrore ndaj disa postkomandave ruse, sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe personelit dhe ekuipazhimeve ushtarake.

Sipas ushtrisë ukrainase, gjatë sulmeve është dëmtuar edhe një sistem raketor BUK. Ndërkohë në anën tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar disa dronë në brigjet perëndimore të Krimeas. Gjithashtu, trupat ruse kanë mundur të zbrapsin disa sulme ukrainase në Donjetsk, Zaporizhia dhe Kupiansk.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, forcat ajrore rrëzuan një helikopter ukrainas Mi-8, si dhe interceptuan shumë raketa të lëshuara nga sistemet raketore HIMARS.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi