Para fjalimit në KS të OKB, Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 15:40 | A2 CNN në Ukrainë
Para fjalimit në KS të OKB, Zelensky falënderon

Pak minuta para se të niste fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës. Në një postim në X, ai njoftoi gjithashtu se  nënshkroi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.

“U takova me kryeministrin Edi Rama për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, tha ai.

Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB, për luftën në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos