Formula e paqes e Zelensky-t në KS të OKB: Tërheqje e trupave ruse nga Ukraina dhe kontroll i plotë i territorit

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 15:59 | A2 CNN në Ukrainë
Formula e paqes e Zelensky-t në KS të OKB: Tërheqje e trupave

Tërheqje të plotë të trupave ruse dhe kthim të menjëhershëm të kontrollit të territorit. Janë këto hapat që presidenti ukrainas Volodomir Zelensky kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i kombeve të Bashkuara, duke u bërë apel kombeve të veprojnë menjëherë.

“Tërheqje e plotë e trupave ruse, përfshirë flotën e Detit të Zi dhe tërheqjen e mercenarëve nga i gjithë territori sovran i Ukrainës. Kthim i menjëhershëm i kontrollit të territorit dhe kontrollit të Ukrainës dhe transportit ekonomik dhe të Detit të Zi. Vetëm përmbushja e këtyre elementëve do të çojë në ndërprerjen e sulmeve. Nuk duhet të presim, të veprojmë tani. Ndërsa përgatitja formulën e paqes së Ukrainës, mendoja se parimet e OKB janë ato që mundësojnë që formula ukrainase e paqes të bëhet globale. Ne po punojnë për mbrojtjen e sovranitetit, të drejtave të njeriut dhe ndalimin e agresionit. Nuk duhet të kemi frikë. Çdo vend mund të dëshmojë paqen e vet”.

Në fjalën e tij në KS të OKB, Zelensky tha se është vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë, e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

“Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish këtu në KS, ka shkaktuar 2 vite luftë. Rusia ka vrarë me mijëra dhe ka shkatërruar mijëra familje. Është një agresion i paprovokuar që synon të aneksojë, burimet dhe territorin tonë. Përveç këtij agresioni kërkon të minojë çdo institucion që kërkon të mbrojë vendet që preken nga lufta. Është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për kombet e bashkuara. OKB e gjejnë vetën të bllokuar kur vjen puna për situatën e agresionit rus. Nuk do të isha këtu nëse Ukraina mos të kishte zgjidhje konkrete. Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare. Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara. Sistemi aktual i OKB ju bën me më pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin, por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB-së”- tha Zelensky.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi