Enea Jorgji, i ashpër në Champions League

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 15:13 | Futboll
Enea Jorgji, i ashpër në Champions League

Mbrëmja e të martës do të mbahet mend gjatë për arbitrimin shqiptar, pasi për herë të parë në histori, një trupë gjyqtarësh nga Shqipëria vendosën drejtësi në një ndeshje të Champions.

Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, i cili ishte kryesor i takimit Young Boys-Leipzig, ndërsa ndihmës ishin Ridigert Çokaj dhe Denis Rexha.

Elbasanasi u tregua i ashpër, pasi nxori nga xhepi 7 kartonë të verdhë, ndërsa në pjesën e dytë, pas konsulencës dhe me sistemin VAR, anuloi një penallti për austriakët.

Në fund të 90 minutave, Leipzig fitoi 3-1 ndaj zvicerianëve të Young Boys. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos