Apeli i fortë i Zelensky-t nga Uashingtoni: Nëse nuk marrim ndihmë, do ta humbasim luftën

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 14:33 | A2 CNN në Ukrainë
Apeli i fortë i Zelensky-t nga Uashingtoni: Nëse nuk marrim

“Nëse nuk marrim ndihmën që na nevojitet, do ta humbasim luftën.” Kështu raportohet të jetë shprehur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Uashington.

Senatori amerikan Chuck Schumer foli për mediat pas mbledhjes së senatit me presidentin ukrainas.

Lideri i shumicës së senatit u shpreh se ajo fjali e presidentit Zelenskyy në takimin privat përmblidhte mesazhin e Ukrainës.

“Është një mesazh i fortë që kërkon vëmendjen tonë. Ai pasqyron gjendjen e luftës dhe atë që Ukraina beson se po rrezikon.” 

Presidenti Zelensky po merr pjesë në një sërë takimesh me zyrtare amerikanë në Uashington ditën e sotme pasi mori pjesë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos