
Nëse përpjekjet e Uashingtonit për të parandaluar mbylljen e qeverisë krahasohet më një lojë futbolli… janë minutat e fundit dhe të dyja ekipet po rrëzohen pa shkuar tek porta.
“Ligjvënësit republikanë e dinë shumë mirë që duhet të bëjnë punën e tyre. Ata janë të vetmit që mund ta rregullojnë këtë problem.”
Një grup konservatorësh republikanë po kërkojnë shkurtime të mëdha në shpenzime dhe pa arritur këtë, nuk do të bëjnë një marrëveshje.
“Zgjedhjet kanë pasoja dhe miqtë e mi po thonë: mjaft shpenzuat kaq shumë para.”
Lideri i mazhorancës në Senat, Chuck Schumer, bëri një lëvizje procedurale për të lejuar punën për një financim afatshkurtër javën e ardhshme.
“Duhet të punojmë në një mënyrë dypartiake për ta mbajtur qeverinë të hapur, të shmangim falimentin dhe dhimbjen e panevojshme për amerikanët. Ky veprim i mundëson Senatit ta bëjë atë.”
Duket se disa republikanë do ta mbështesin atë, përfshirë kongresmenin Mike Lawler, që thotë se dështimi nuk është një opsion.
“Nuk do të jem palë me falimentin. Nuk shërben për asgjë dhe nuk kursehen para. Mbyllja e qeverisë u kushton amerikanëve më shumë para. Prandaj s’ka logjikë.”
Aktualisht gjithçka mbetet pezull, si krosimi i topit në minutat e fundit të ndeshjes së futbollit. (A2 Televizion)