SHBA po i çon Kievit “armët e rënda”, sërish shpërthim në Krime

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 14:33 | A2 CNN në Ukrainë
SHBA po i çon Kievit “armët e rënda”, sërish

Shpërthime të tjera janë dëgjuar në Sevastopol të Krimesë së aneksuar. Në zjarr përfundoi një magazinë armësh, raportojnë mediat e huaja, pa saktësuar nëse ushtria Ukrainase ishte autore e këtij sulmi.

Kievi zyrtar pranoi gjatë të premtes se qëndronte pas raketave britanike “Storm Shadow” të lëshuara në selinë qendrore të flotës së Rusisë në Detin e Zi në Krime.

Shpërthimet në atë bazë ushtarake, u morën jetën 9 personave dhe plagosën 16 të tjerë, mes të cilëve dy gjeneralë të lartë.

Drejtuesit e ushtrisë ukrainase paralajmërojnë se me afrimin e dimrit, kundërofensiva do të ngadalësohet ndjeshëm. Për t’i ardhur në ndihmë Kievit, presidenti amerikan Joe Biden planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi.

Kështu raportojnë mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të qeverisë së Uashingtonit. Kjo do t’i mundësonte Kievit të godiste objektivat ruse thellë pas vijës së frontit, deri në 300 kilometra largësi.

Ndërkohë, vijojnë përplasjet në distancë mes Polonisë dhe Ukrainës.

Zelensky nuk duhet t’i fyejë më polakët”, kështu u shpreh kryeministri i qeverisë së Varshavës, Mateus Moraviecki, pas kritikave të presidentit ukrainas lidhur me importin e grurit.

Më herët Moraviecki njoftoi dhe ndërprerjen e dërgimit të armatimeve në ndihmë të Kievit pas “grindjes” diplomatike për drithërat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos