
Rusia i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hedhë poshtë një çështje të ngritur kundër saj nga Ukraina.
Kievi akuzon Moskën për përdorimin e rremë të ligjit të gjenocidit për të justifikuar pushtimin e saj. Rusia pohon se ndërhyri në Ukrainë për të parandaluar një gjenocid ndaj rusëve etnikë në lindje.
Seanca gjyqësore në Hagë nuk do të shqyrtojë ligjshmërinë e pushtimit rus, por në vend të kësaj do të vlerësojë nëse Gjykata Ndërkombëtare lejohet të shqyrtojë pretendimet e Ukrainës.
Kievi thotë se nuk kishte rrezik gjenocidi në lindje të vendit, ku kishte luftuar forcat e mbështetura nga Rusia që nga viti 2014.
Gjithashtu mbrohet me faktin se traktati i gjenocidit në asnjë rast nuk lejon një pushtim për të ndaluar një gjenocid të supozuar. Në ditët e ardhshme, gjykata do të marrë dëshmi nga 31 vende në mbështetje të Ukrainës. (A2 Televizion)