Gruri kris raportet Kiev-Varshavë, kryeministri i Polonisë – Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 14:33 | A2 CNN në Ukrainë

Në Poloni gjuha e përdorur nga Zelensky duket se nuk është pritur edhe aq mirë dhe ka krijuar shqetësim në radhët e krerëve të shtetit. Krisja në raportin e Ukrainës me Poloninë pas vendosjes së embargos së njëanshme të grurit nga ana e Varshavës, u bë edhe më shumë evidente gjatë fjalimit të Volodymyr Zelensky-t në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në Poloni gjuha e përdorur nga Zelensky duket se nuk është pritur edhe aq mirë dhe ka krijuar shqetësim në radhët e krerëve të shtetit.

I pari që ka reaguar pas komenteve të të parit të Kievit, është kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Ne do të mbrojmë të gjitha të drejtat tona në kontekstin aktual gjeopolitik dhe e dimë se si duhet të formësohen këto të drejta“, iu përgjigj kryeministri polak, Zelenskyt.

Gjatë mitingut në Świdnik, ai mori në analizë fjalët e Zelensky-t, i cili kritikoi fqinjët e Ukrainës, duke thënë se në mënyrë periodike bllokuan eksportin e produkteve ukrainase në Perëndim nga frika se do të konkurronte me prodhimin vendas me çmime më të ulëta.

Është shqetësuese të shohësh disa nga miqtë tanë në Evropë duke luajtur me solidaritetin në teatrin politik”, tha Zelensky në OKB, duke shtuar se këto kombe pa dashje po “ndihmonin” Moskën.

Por, Morawiecki ishte tepër i ftohtë në qëndrim, duke i kërkuar Zelenskyt që të mos i ofendojë më polakët.

Dua t’i them Presidentit Zelenski që të mos i ofendojë më polakët. Polakët nuk do ta lejojnë kurrë këtë, dhe mbrojtja e emrit të mirë polak nuk është vetëm detyra dhe nderi im, por është detyra më e rëndësishme e qeverisë polake”, theksoi Mateusz Morawiecki.

Ai e di dhe ne të gjithë e dimë se në Ukrainë po zhvillohet një luftë për sigurinë e Evropës. Ne e dimë këtë dhe kjo është arsyeja pse ne po ndihmojmë duke organizuar dërgimin e armëve, sepse tani ne po armatosemi kryesisht, por qendra në Rzeszów funksionon dhe do të punojë së bashku me aleatët tanë”, shtoi shefi i qeverisë së Varshavës.

Por, cila është mosmarrëveshja e grurit që ka nxitur krisjen e marrëdhënieve mes Polonisë dhe Ukrainës?

Më 15 shtator, pasi Brukseli hoqi embargon e BE-së për importin e grurit nga Ukraina në pesë vende të BE-së në kufi me Ukrainën, Polonia prezantoi një embargo të njëanshme, e cila çoi në një krizë në marrëdhëniet polake-ukrainase.

Më 20 shtator, ambasadori i Ukrainës në Poloni, Wasyl Zvarych, u thirr me urgjencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pala polake i përcolli atij një notë “proteste të fortë” kundër fjalëve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pasi Polonia shpalli këtë vendim, Ukraina paraqiti një ankesë ndaj Varshavës në OBT dhe në një intervistë për “Rzeczpospolita”, Taras Kaczka, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Tregtisë ukrainase, njoftoi se në ditët në vijim Kievi do të vendosë një embargo ndaj qepëve, domateve, lakrës dhe mollëve nga Polonia.

Ne nuk do të heqim embargon tonë nëse nuk zhvillojmë një zgjidhje të përbashkët, të besueshme, të sigurt dhe efektive në mënyrë që interesat e fermerëve polakë të sigurohen dhe gruri ukrainas të mos hyjë në Poloni”, tha ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus ditën e sotme duke iu referuar mosmarrëveshjes midis Polonisë dhe Ukrainës në lidhje me produktet bujqësore.

Fermerët polakë janë kundër importit të drithit nga Ukraina për faktin se ky drith është më i lirë se ai që prodhojnë ata vetë. Kështu që, në rastin e importit të drithit ukrainas, i cili nuk përmbush as standardet e BE-së, ata do të kishin probleme me shitjen e prodhimeve të tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi