Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Grabitje spektakolare në mes të rrugës, momenti kur grabitës të armatosur marrin për 2 minuta automjetin sportiv

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 10:48 | Kapur në kamera
Grabitje spektakolare në mes të rrugës, momenti kur grabitës

Një grabitje spektakolare është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku një mjet sportiv tip “Audi A4”, është zënë pritë në mes të rrugës nga dy automjete, nga të cilat kanë dalë njerëz të armatosur.

Fillimisht “Audi” bën përpara teksa 27-vjeçari i dëshpëruar tenton të largohet, por të paktën tre burra, dy të armatosur, dalin nga mjetet duke i drejtuar pistoletën. Më pas, ata tërheqin jashtë shoferin duke e hedhur përtokë, duke mbajtur armët në dorë gjatë gjithë kohës.

Sipas Departamentit të Policisë së Chicagos, një nga sulmuesit më pas i lidh duart prapa shoferit të makinës së grabitur, duke e lënë me fytyrë përtokë teksa të tjerët hyjnë për të marrë mjetin.

Të dyshuarit më pas largohen. Policia e Chicago konfirmon se ende nuk ka kapur asnjë nga gjashtë të dyshuarit e krimit shokues. Ata janë përshkruar nga dëshmitarët si afrikano-amerikanë nga 17 deri në 23 vjeç, të maskuar në fytyrë.

A2 CNN Livestream

A2 Business