Marina braziliane sekuestron 3.6 tonë kokainë, sasia më e madhe e zbuluar në det

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 08:06 | Bota
Marina braziliane sekuestron 3.6 tonë kokainë, sasia më e madhe e

Marina braziliane njoftoi të martën se kishte sekuestruar 3.6 tonë kokainë, e cila po transportohej nga një varkë në brigjet e shtetit verilindor Pernambuco. Policia e cilësoi këtë si kapja më e madhe e drogës nga Brazili në det të hapur.

Në një deklaratë, thuhet se kjo varkë përdorej për transportimin e njerëzve dhe ngarkesave përgjatë bregut me pesë anëtarë të ekuipazhit që shkonin në Afrikë. Anija u tërhoq nga anija patrulluese në portin e Recife, raporton Reuters.

Sekuestrimi vjen pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Marina për të luftuar transportin e drogës në bregdetin e vendit. Sipas Marinës, që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 17 tonë kokainë, 4.3 tonë hashash dhe 14 tonë marijuhanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos